Tre policë të lënduar dhe pesë persona të arrestuar! MPB jep detaje nga incidentet në protestën e djeshme

Minsitri e Punëve të Brendshme njofton se gjithsej tre punonjës të policisë janë lënduar nga protestat e djeshme, ndërkaq janë arrestuar 5 persona, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se dy prej policëve u lënduan në Sheshin Skenderbeu, ku ehde u parandalua incident më i madh.

“Dy nga policët janë lënduar në incidentin në afërsi të monumentit të Skënderbeut, ku me reagimin e shpejtë të policisë është shmangur një incident i madh, me ç’rast është arrestuar menjëherë E.J.(40) nga Shkupi, i dyshuar se ka qëlluar me armë. Arma është siguruar, për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të saj ndaj personit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash nga MPB.