Kounde ka biseduar tri herë me Xavin, ëndërron transferimin te Barca

Jules Kounde pritet të jetë transferimi kryesor i Barcelonës për fazën defensive.

Lojtari francez, Kounde ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Sevilla dhe për të luajtur te Barcelona.

Dje gjatë ditës është raportuar se Sevilla tashmë ka përgatitur edhe një video lamtumirëse për lojtarin.

Xavi Hernandez thuhet se është njeriu kryesorë që po bind lojtarin për t’i bashkuar projektit të tij, përcjell lajmi.net.

Lojtari deri më tani ka biseduar me Xavin në tri raste të ndryshme dhe ka përforcuar dëshirën për të kaluar në ‘Camp Nou’.

Xavi e sheh Kounde si lojtarin kyç për mbrojtjen, për projektin e tij te Barca. Ëndrra e lojtarit është t’i bashkohet projektit.