Nesër në ora 14:00 në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive do të fillojë debati për mijëra amendamentet për propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Informacionin për Alsat e konfirmoi deputeti Aleksandër Kiracovski, kryetar i Komisionit. Për të dy propozim/ndryshimet në Komision kanë arritur mbi 5000 amendamente. Sipas Kiracovskit, jo të gjitha janë përkthyer por procedura do të shkojë njëkohësisht me përkthimin.
Lajme Nesër nis debati për Kodin Zgjedhor, në Kuvend