Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur procedurë hetimore kundër një avokate në bazë të dyshimeve për mashtrim
për shkak se pa autorizim dhe pa pajtimin e klientes ka tërhequr para nga xhirollogaria e klientes.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, e dyshuara si avokat, ka mbrojtur interesat e një gruaja para Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.
Avokatja si përfaqësues e saj, ka pasur informacionin se paratë prej 680.634 denarë janë në xhirollogari bashkërisht me një grua tjetër ka shkuar për t’i marrë paratë në bankë. Përmes përdorimit të letërnjoftimit të huaj, janë përpjekur që të transferojnë paratë nga
xhirollogaria e klientes në xhirollogarinë e avokates.
Nga Banka e kanë paraqitur rastin dhe i janë drejtuar Prokurorisë ndërsa policia e ka gjetur të dysharen në vendkalimin kutar në Tabanoc.
Prokuroria propozoi paraburgimin e avokates ndërsa Gjykata Themelore e Kumanovës pranoi propozimin.