Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, ku nëna e tij, Donka Ristova, ka dëshmuar për prejardhjen e 350 mijë eurove të gjetura të fshehura në murin e shtëpisë familjare.
Sipas versionit të saj, paratë ishin kursime familjare të grumbulluara ndër vite dhe shërbenin si siguri financiare për pleqërinë. Mbrojtja këmbëngul se shuma i përkiste prindërve të Ristovit dhe jo ish-gjyqtarit. Më herët, një investitor dëshmoi gjithashtu se Donka Ristova kishte paguar rreth 400 mijë euro për katër banesa, shumë që, sipas dëshmisë së tij, ishte e ndarë nga 350 mijë eurot e gjetura në mur.
Prokuroria, nga ana tjetër, pretendon se paratë e gjetura lidhen me Ristovin dhe se prejardhja e tyre nuk është dëshmuar ligjërisht. Ai akuzohet për përfitim dhe fshehje të kundërligjshme të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Ristov e ka mohuar fajësinë.
Maqedoni Nëna e gjyqtarit Ristov për 350 mijë eurot: “I kursyem gjithë jetën,...





