Pas bllokimit të deponisë “Krasta” nga banorët e fshatrave Pçinjë dhe Studena Barë, NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi” është detyruar t’i transportojë mbeturinat e Kumanovës në deponitë e Kratovës dhe Rankovcës.
Drejtori i ndërmarrjes, Sasho Tomiq, tha se deri tani janë transportuar rreth 45 tonë mbeturina, kryesisht të grumbulluara nga zona urbane e qytetit.
“Po përpiqemi që qytetarët të mos e ndiejnë problemin. Falë mirëkuptimit të komunave fqinje po vazhdojmë me transportimin e mbeturinave”, deklaroi Tomiq.
Ndërmarrja po kërkon zgjidhje alternative dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim derisa të tejkalohet bllokada.
Maqedoni Bllokohet deponia “Krasta”, mbeturinat e Kumanovës dërgohen në dy komuna tjera





