Komisioni Evropian sot e miratoi programin e saj të punës për vitin 2020, në të cilin mes prioriteteve janë cituar edhe fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Programi i punës së Komisionit Evropian përfshin hapa konkret të cilat trupi ekzekutiv i BE-së do t’i ndërmarrë gjatë vitit për t’i realizuar përpjekjet politike të formuluara në fillim të mandatit. Ato janë tranzicioni ekologjik, shoqëria digjitale, qëndrueshmëria më e madhe e ekonomisë, si dhe roli më i fuqishëm i Bashkimit Evropian në skenën globale.
Pikërisht në këtë pjesë gjendet edhe zgjerimi i fillimit më specifik të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020.
“Bashkimi Evropian është përkushtuar ta thellojë partneritetin me Ballkanin Perëndimor, rajon me të cilin ndan shumë. Perspektiva inkuadruese kredibile për rajonin është nga vlera e madhe strategjike për Bashkimin Evropian dhe për vetë rajonin, ko do të konfirmohet në kontributin e Komisionit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020”, qëndron në programin e punës të Eurokomisionit për këtë vit.
Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të shtyjë për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht do të përkushtohet në përmirësimin e procesit të anëtarësimit në BE, përmes metodologjisë së re dhe korrnizës së përforcuar investuese.
Ballkani Perëndimor dhe Afrika janë prioritetet kryesore i këtij Komisioni Evropian në pjesën e politikës së jashtme dhe rolit të BE-së në botë. BE-ja do të vazhdojë të luftojë” për “rend të themeluar në rregulla” dhe të gjitha iniciativat e programit të punës do të kenë dimension të jashtëm të fuqishëm që të përforcohet roli gjeopolitik i Komisionit Evropian.
“Ky Komision është përkushtuar të ballafaqohet me sfidat e gjeneratave sikur ndryshimet klimatike, digjitalizimi dhe migrimi, jemi të përkushtuar të dorëzojmë për paktin e gjelbër evropian dhe t’i përmirësojmë shanset e qytetarëve evropian dhe bizneset në transformimin digjital, ky program i punës do të ndihmojë të ndërtohet Unioni, i cili synon më shumë”, kumtoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.
Programi i punës për vitin 2020 përmban edhe perspektiva afatgjate që të sigurohet roli i BE-së në skenën globale në mënyrë të përhershme, porositi eurokomisari i obliguar për Çështje interinstitucionale, Marosh Shefçoviç./MIA