Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të kërkojë mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për modelin e propozuar të dhënies së provimit të jurisprudencës.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekspertët ndërkombëtarë do të vlerësojnë nëse modeli përputhet me Kushtetutën dhe standardet evropiane.
Përfaqësuesit e Komisionit do të takohen me institucionet, partitë parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe organizatat studentore.
Do të organizohen edhe demonstrime praktike të provimit, pjesa me shkrim në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe ajo me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.
Modeli i propozuar parasheh një sistem unik, me kushte dhe kritere të njëjta profesionale për të gjithë kandidatët.





