Në orë policore, v idhen tre dyqane në qendër të Tetovës (Foto)

Vidhen tre dyqane në qendër të Tetovës, dy butiqe për veshje si dhe një dyqan me çanta, sipas informatave të Televizionit Koha nga kjo vjedhje llogariten  vetëm dëm i madh material.

Vjedhja ka ndodhur në orën policore, kur edhe nuk lejohet lëvizja e qyetatrëve por hajni ka gjetur kohën e përshtatshme  kur të gjithë flejnë dhe smunden të dalin nga shtepitë,  ai ka bërë lirshëm vjedhjen në tre dyqne pa mos u vërejtuar nga askush as edhe nga ekipet e policisë.

Ekipi i policisë doli në vendngjarje, vëzhguan terenin  dhe po punojnë për zbardhjen e rastit informon Televizioni Koha.

Qendra e Tetovës është e pajisur me qindra kamera përreth thuajse në secilën shitore dhe kjo mund ta bëjë paksa më të lehtë kapjen e hajnit.

Vjedhje e rendë në orë policore në Tetovë.