Në Maqedoni për Bajram do të ketë dy ditë orë policore pa ndërpre?

Qeveria është duke vendosur lidhur me orën policore për uikend, kur është festa e Bajramit të Madh dhe Shën Qirilit dhe Metodit, dy festa shtetërore që përputhen. Sipas burimeve qeveritare, Komisioni për sëmundje infective ka propozuar që ora policore të vendoset nga dita e shtunë në ora 19 (një ditë para Bajramit), deri ditën e martë në ora 5 të mëngjesit (dita e hënë është ditë jo pune), njofton Tv21.
Vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur sot pasdite.