“Teatri”, Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” për ndalimet dhe shoqërimet gjatë protestës për mbrojtjen e Teatri Kombëtar.

Meta i ka cilësuar ndalime politike, ndërsa bën thirrje për lirimin e tyre.

Statusi:

Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike.

vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në shqipëri.

Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!