Gara më e ndjekur dhe më prestigjioze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve mund të pësojë ndryshime të mëdha.
Këshilli Ekzekutiv dhe kongresi i zakonshëm i UEFA-s do të mblidhen në Vjenë, seanca nga të cilat vendimi përfundimtar për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve ndoshta do të vijë.
Nëse vendoset për ndryshime, atëherë ato pritet të fillojë të aplikohen nga sezoni 2024/25.
Siç shkruan “La Repubblica”, numri skuadrave pritet të rritet nga 32 në 36, priten 100 ndeshje të tjera me 1.8 miliardë më shumë për xhiro, përcjellë lajmi.net.
Mbetet të mësohet më shumë se çfarë do të ndodhë nga kjo mbledhje në Vjenë.