Guardiola thotë se të gjithë në Angli duan që Liverpooli të shpallet kampion

Pep Guardiola ka pohuar se të gjithë duan që Liverpooli ta mposht Manchester Cityn në garën për titullin e Premier Ligës.

City bëri një hap të madh drejt titullit në fundjavë, pasi e mposhti Newcastle Unitedin me rezultat 5-0.

Liverpooli nga ana tjetër u ndal me barazim 1-1 nga Tottenhami të shtunën në mbrëmje, që do të thotë se ekipi i Guardiolës tani janë tri pikë përpara skuadrës së Klopp.

Trajneri katalanas në intervistën për “beIN Sports”, pretendoi se të gjithë duan që skuadra e ‘Reds’ të fitojë ligën, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool-in, mediat dhe të gjithë

Liverpool së bashku me Manchester United janë skuadrat më të rëndësishme në histori për sa i përket titullit dhe trashëgimisë. Por nuk më intereson nëse njerëzit duan që Liverpooli të fitojë më shumë se ne. Ndoshta ka më shumë njerëz në mbarë botën dhe Anglia e mbështet Liverpoolin më shumë se ne”, tha Guardiola.

Manchester City kanë tri pikë më shumë se Liverpooli, derisa kanë mbetur edhe tri xhiro të fundit në Premier Ligë.