Ndonjëherë në jetë vjen një pikë ku të dashurit tuaj nuk mund të i shihni çdo ditë, çoftë partnerin, shokun/shoqen e ngushtë, pa marr parasysh se sa shumë duam. Por ky koncept i ri i mahnitshëm me byzylyk ju tregon të dashurëve tuaj se ju jeni duke i munguar në mënyrën më të ëmbël, transmeton lajmi.net. Këta byzylyk kushtojnë 98 dollarë, ku vetëm me një prekje në byzylyk i dërgon shokut apo partnerit me një vibrim i tregon atyre që ju po mundoni për ta. /Lajmi.net/

Mesa duket gratë janë duke e marr këtë këshillë shumë seriozisht sepse sipas disa statistikave të bëra në Britani, 50% e tyre të cilat kanë qenë në lidhje kanë pasur një partnerë rezervë në mendjen e tyre në rast që lidhja e tyre nuk funksionon.

Ky person rezervë në të shumtën e rasteve ka qenë një shokë i vjetër

Më shumë se 1 mijë gra kanë marr pjesë në këtë studim dhe 50 përqind prej tyre edhe të martuara edhe të pamartuara, e kanë pranuar që kanë plan rezervë, në rast që ndahen nga partneri tyre i tanishëm. Dhe shumica prej këtyre grave kanë cekur se ky person rezervë është një shokë për të cilin kanë pasur ndjenja në të kaluarën, raporton “ETIMES”.

Po ashtu, ky person mund të jetë edhe një ish partner apo kolegë

Të tjerat pjesëmarrëse në studim, po ashtu kanë deklaruar se ky person rezervë mund të jetë edhe një koleg, ish partner, ndonjë shokë i shkollës apo edhe ndonjë person që e ka takuar jashtë. Çka është e rëndësishme për këto gra është se ky person rezervë duhet të jetë dikush që ato e kanë njohur për një kohë të gjatë.

Një person që do i lë të gjitha për ato

Po thuajse 10 përqind e këtyre grave të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në studim kanë treguar se plani i tyre ‘B’ sillet rreth një mashkulli i cili në një pikë të jetës ia ka shprehur ndjenjat për të dhe 5 përqind tjetër ishin ato gra që kanë thënë se ky person mund të jetë në gjendje të i lë të gjitha për të.

A janë të vetëdijshëm burrat dhe të dashurit e tyre për këtë gjë.

Shumica e pjesëmarrësve kanë treguar se partnerët e tyre nuk e kanë idenë për këtë gjë.