Ndërron jetë ish-mësuesi i shkollës së Gllumovës, Selman Morina

Dje në orët e pasdites ka ndëruar jetë ish-mësusi i shkollës fillore “Sami Frashëri” Gllumovë, Selman Morina, i cili dy dekadat e fundit jetoi në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Selman Morina i lindur në fshatin Kormoran të Drenicës, për një kohë të gjatë shërbeu si arsimtarë i muzikës në shkollën e fshatit Gllumovë të Shkupit, ku edhe jetoi me familjen e tij për rreth 30 vite, derisa në vitin 1999 iu dha mundësia për të emigruar në Amerikë.

Ai do të mbetet në kujtesën e nxënësve të fshatrave Matkë, Shishovë dhe Gllumovë si një ndër mësuesit më të përkushtuar, i cili përmes notave të pentagramit tentonte që nxënësve të tij t’ua mbjellë ndjenjën e atdhedashurisë dhe patriotizmit. Për gjatë gjith kohës sa punoi si mësues në “Sami Frashëri” mbajti gjallë punën e orkestrës dhe korit të shkollës, ku duke u mësuar këngë burimore shqiptare arriti që të edukojë gjenerata të tëra të nxënësve./Derveni.info