Ndalohet një person në Shkup, ka gjuajtur me armë

Gjuajtje me armë janë regjistruar në Bit Pazar të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Një 33-vjeçar nga Shkupi, me iniciale I.R. ka gjuajtur me armë disa plumba në ajër dhe pas kontrollit që i është bërë nga policia, është kapur armë e kalibrit 9mm me kornizë me 13 plumba dhe një kornizë me 17 plumba.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas, ndërkaq personi është mbajtur në polici për zbardhjen e rastit.