Dëshmi ekskluzive nga një grua e dhunuar: Unë shpëtova, shteti mos të lejojë vrasjen e grave si Liridona e Vanja!

Në një deklaratë ekskluzive për Alsat një e mbijetuar e dhunës në familje rrëfen tmerrin e përjetuar me vite nga bashkëshorti i saj. Ajo kritikon institucionet shtetërore sidomos policinë se nuk i marrin seriozisht denoncimet për dhunë në familje. Ajo i bën thirrje shtetit që të jetë më efikas në luftimin e dhunës ndaj grave me qëllim që të mos përsëriten rastet sikurse vrasjet makabre të Vanjës nga Shkupi dhe Liridonës nga Kosova.

E mbijetuar e dhunës: “Ka qenë tmerr, ka qenë tmerr shumë i madh. Përjetova shumë gjëra ta rënda prej bashkëshortit ku kisha dhunë fizike, psikike, ekonomike për disa vite me radhë ndaj meje dhe më pas vendosën të ndahemi sepse nuk mund të jetosh gjithmonë me dhunë. Edhe ne gratë i kemi të drejtat tona, por pas divorcit sigurisht se jeta ime ka marrë një drejtim krejt ndryshe, krejt në rregull d.m.th gjithçka shkon për mrekulli ku jetoj larg dhunës, larg fyerjeve, larg maltretimeve dhe sigurisht qëndroj e sigurt vetëm pa iu përulur askujt dhe ndihem shumë e qetë, shumë e lumtur, shumë e sigurt pa kthyer kokën prapa”.

Cili është apeli yt ndaj institucioneve duke pasur parasysh se dhuna ndaj grave po rritet?

E mbijetuar e dhunës:…”Ka shumë gra të dhunuara i bëj apel policisë mos tallen, ta marrin punën seriozisht, pastaj kur ndodh më e keqja atëherë është shumë vonë. Kemi dy raste të reja ku kishim një viktimë nga Kosova si Liridona që u vra nga bashkëshorti, rasti tjetër vajza 14 vjeçare Vanja nga Shkupi ku babai i saj mori pjesë në këtë vrasje. Ju lutem mos të vijë puna në të tilla raste”.

A ke pasur ndihmë nga institucionet shtetërore?

E mbijetuar e dhunës: “Jo, nga institucionet shtetërore aspak, këtë e them me keqardhje as nga policia dhe as nga komuna pastaj kërkojnë të dalësh në votime për vendet e tyre të punës, a ne gratë e shkreta që jemi për tu ndihmuar as nuk na njohin”.

A ke arritur ta largosh nga mendja tmerrin e përjetuar?

E mbijetuar e dhunës: “Po shikoni, tmerrin që kam përjetuar nuk mund ta përshkruash me fjalë, nuk mundesh ta harrosh shumë shpejtë sepse ke kaluar vite me dhunë, por kemi mbajtur seanca”.

Çfarë duhet të bëjë shteti për gratë që janë viktimë e dhunës?

E mbijetuar e dhunës: “Shtetit i bëj apel që çështjet e grave të dhunuara sepse ka shumë raste dhe janë të ndryshme. U kisha thënë të merren pak me këtë çështje sepse nuk e marrin aspak parasysh”.

A mund ti inkurajosh gratë që të mos heshtin dhe të mos e durojnë dhunën por ta paraqesin në polici?

E mbijetuar e dhunës: “Gratë që janë të dhunuara mos të heshtin, i kisha lutur, por le të drejtohen në qendrat sociale se me të vërtetë mund të ia dalin”.

A ka rrugëdalje tjetër përveç denoncimit?