Boki 13 në liri, bëri selfie para kishës dhe kërkon “ndihmën e Zotit”

Bojan Jovanovski apo i njohur me nofkën Boki 13 ka dalë në liri dhe ka bërë fotografinë e parë selfie para Kishës “Soboren Hrom” në Shkup, transmeton TV21.

Fotografinë e ka shpërndarë në Instagram dhe ka shkruajtur:

“Selfie e parë në liri pas më shumë se 4 vjet. Të më ndihmoj Zoti, e para dhe më e rëndësishmja shëndeti, më pas gjithçka do të vijë në vendin e vet. I falënderoj të gjithë njerëzit qëllimmirë për mbështetjen dhe fjalët e mira për të gjithë periudhën paraprake të ferrit #Freedom”.