NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të mërkurën.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, duhet ratifikimi në 30 parlamentet e vendeve anëtare.

“Ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë pres gjithashtu që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen që procesi i ratifikimit të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha shefi i aleancës ushtarake. /abcnews.al