Nesër varroset regjisorja, Vjosa Berisha

Ditë më parë ndërroi jetë regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha.

Ajo ka ndërruar jetë sot ne spitalin University College Hispital në Londër, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi ajo humbi betejën me kancerin.

E nesër ( enjte-30 qershor), regjisorja tashmë e ndjerë pritet të varroset, në varrezat e Prishtinës.

Këtë e ka bërë ditur bashkëshorti i saj, njëherit regjisori i njohur, Fatos Berisha, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Paraprakisht, nga ora 14 deri në orën 15 pritet të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet./Lajmi.net/