Naser Ziberi i lodhur, dremit në tubim parazgjedhor!

Kandidati për kryeministër Naser Ziberi, ka fjetur gjatë një tubimi të partisë së tij. Deri sa dremit, Naser Zyberi krah tij në distancë e ka Izet Mexhitin, ish kryetarin e komunës së Çairit, i cili nuk garoi në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ziberi gjatë kohë ka qenë jashtë politikës dhe si duket kjo ka ndikuar në humbjen e kondicionit. Ziberi po bën apel që shqiptarët të bëhen bashkë për kryeministrin e parë, por nuk po tregon se si të bëhen kur nëpër tubime po i shkojnë Ali Ameti, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Bujar Osmani, të cilët çdo herë dilnin me mesazhe përçarëse për shqiptarët duke kërkuar që të gjithë të bëhen bashkë kundër BDI-së.