Pas Alta Bankës dhe telekomunikacionit, BDI ngre alarmin për depërtimin e kapitalit serb edhe në sektorin farmaceutik, përmes marrjes së kontrollit mbi Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së basteve Mozzart.
Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi këtë transaksion.
Sipas BDI-së, vetëm gjatë vitit 2026, Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike shumëmilionëshe, prej të cilave rreth 10 milionë euro vetëm për insulinë!
Kush e garanton sigurinë e furnizimit me insulinë? A është vlerësuar rreziku dhe a ka pasur ndikim politik në miratimin e transaksionit? Çfarë ka ditur për këtë proces anëtari i VLEN-it në Komision, Valon Elezi?
BDI kërkon publikimin e analizës së miratimit të transaksionit dhe të kontratave për insulinë për periudhën 2025–2027.
Bankat kanë të bëjnë me paratë tona, telekomunikacioni me komunikimet tona, por insulina me jetën e njerëzve!
Nëse kjo kompani përballet me probleme në Serbi, kush garanton se qytetarët tanë nuk do të mbeten pa ilaçe jetike?
Me shëndetin dhe jetën e qytetarëve nuk guxon të luajë askush!



