Napoli pas Armando Brojas

Napoli janë pas sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Armando Broja është lojtar i Chelsea, por i huazuar te Southampton.

Marrëveshja për huazim te ekipi i Southampton përfundon në fund të këtij sezoni, por sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi Chelsea nuk mendon ta mbajë në ekip shqiptarin.

Forma e mirë që Broja po kalon në Premier Ligë, ka bërë që Napoli të mendojë transferimin e tij drejt ‘Diego Armando Maradona’.

Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli e shohin Brojan si një zëvendësues eventual të Victor Osimhen, pasi ky i fundit mund të largohet sepse ka oferta nga disa ekipe.

Armando Broja ka gjithsej 35 paraqitje me Southampton në të gjitha garat, ku ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar një asistim.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit shqiptar.