“Kush shkon në iftaret e partive politike shqiptare, kot ka agjëruar”

Liza BEQAJ, gazetare

O njerëz, o milet, o shqiptarë, mblidhni mend e futni në kokë, mos shkoni në iftaret e partive politike, mos i hani iftaret e tyre, mos i hani, sepse dijeni një gjë, agjërimi ju shkon kot!

Pse, kot, sepse ka shumë arsye!

E para, ato ushqime nuk e keni idenë se nga çfarë para të pista janë paguar!

E dyta, ushqimi që hani ose ajo që pini nga paratë e tenderave të pistë të partive politike është haram, është mallkim, është ushqim jo i pastër, është ushqim që mund me ju bë vetëm keq dhe asnjëherë nuk ka me ju bë mirë!

E treta, bëni kujdes se ku shkoni për iftarë, bëni kujdes nga çfarë sofre të hajnave hani iftarë!

Pastaj, bëni kujdes mos i vizitoni iftaret e ministrave partiak, iftaret e deputetëve kukulla partiak, kujdes nga iftaret e drejtorëve hajna e të kooruptuar, sepse ata të gjithë atë pasuri që e kanë bërë, nuk e kanë hallall, e kanë fund e krye haram dhe nga ky haramllëk po dëshirojnë me ju hedh hy  syve, me idetë e tyre mashtruese se po ju japin një iftarë, kurse në anën tjetër, pas tyre fshehet e keqja, e shëmtuara, hajnia, djallëzia dhe zollumi ndaj njerëzimit, ndaj shqiptarëve, ndaj besimtarëve!”.