Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid

Antoine Griezmann nuk e mendon largimi nga ‘Wanda Metropolitano’.

Griezmann është i huazuar nga Barcelona te Atletico Madrid që nga gushti i vitit 2021 dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por kryeqytetasit kanë opsionin për të blerë tërësisht kartonin e tij.

Shuma që do duhet ekipi i Diego Simeones të paguajë Barçës, është 40 milionë euro.

Griezmann po duket i lumtur në ‘Wanda Metropolitano’, andaj siç raporton ‘Sport’ ai nuk dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Këtë sezon me ‘Rojiblancos’ francezi ka 34 paraqitje, ku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar pesë asistime gjithsej.