Napoli kërkon të blindon Rrahmanin

Napoli kërkon të vazhdojë edhe më tej me Amir Rrahmanin.
Napoli është duke punuar në rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës po cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në ekipin napolitan, dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet në fushë.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar së fundmi se kontrata e Rrahmanit mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, përcjell lajmi.net.

“Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është siguri në qendër të mbrojtjes dhe ka gjetur përshtatje të mirë me mbrojtësin jug-korean, Kim Min-Jae.

Mbrojtësit pritet t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025 dhe do të ketë edhe përmirësim në të ardhura”, ka shkruar gazeta e madhe italiane.

Kontrata aktuale e 28 vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit 2024.