Nadal i lumtur që do të marr pjesë në ‘Wimbeldon’

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka folur përpara turneut të Wimbeldonit.

Rafa Nadal, pas gjashtë ditësh stërvitje në fushat e Wimbledon, foli për herë të parë në media për ndjenjat e tij përpara turneut.

“Po kënaqem duke luajtur në bar tre vjet më vonë. Nëse jam këtu është sepse gjërat po shkojnë mirë, nëse jo, nuk do të isha. Jam i lumtur”, tha fillimisht Nadal.

Tute, ai tha se nuk po ndjen më dhimbjen që e kishe përcjell për një vit e gjysmë.

“Mund të eci normalisht, kur zgjohem nuk kam atë dhimbje që kam pasur për një vit e gjysmë”, përfundoi ai.

Wimbeldoni do të fillojë më 27 qershor, ndërsa do të përfundojë më 10 korrik.