Bale do të transferohet në Amerikë, te Los Angeles

Uellsiani, Gareth Bale do të kalojë në Amerikë, te Los Angeles FC.

Siç raportohet nga gazetari David Ornstein i ‘The Athletic’, Bale tanimë e ka zgjedhur skuadrën e tij të re.

32 vjeçari ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës së Ligës Amerikane (MLS), Los Angeles FC në një kontratë, e cila fillimisht do të jetë njëvjeçare, ndërsa ai ka një mundësi për të zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë.

Ylli i Uellsit, ka qenë pa klub që kur u largua nga Real Madrid këtë verë.

Megjithatë, përpara rikthimit të Uellsit në Kupën e Botës pas 64 vitesh këtë vit, ai ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së Kalifornisë.