Mustafa: Pas zgjedhjeve do të kemi qeveri LSDM-BESA dhe ASH-AA, BDI dhe VMRO në opozitë

Adil Mustafa, Kryetar i IGFM-Maqedoni

APEL
Drejtuar:
Gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Koalicionit ASH-AA dhe të Lëvizjes Besa.
MOS SHAHENI; SEPSE, PAS 12 PRILLIT, DO TË JENI BASHKË NË QEVERINË LSDM-LB & ASH-AA !
Çdokush që i ka dy kokrra mend duhet ta kuptojë se, jo rastësisht Kryetari i Lëvizjes Besa, Zt. Bilall Kasami u prit nga ish Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Zt. Reeker.
Vetëkuptohet se, kur Zt. Reeker ishte Ambasador i SHBA-ve në Shkup, në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, i ka pritur edhe kryetarët e partive tjera; por, në rastin konkret, Zt. Reeker është Ndihmës Sekretar i DASH për Europën dhe Euro-Azinë; prandej, kjo pritje e Zt. Bilall Kasami, e ka domethënien e veçantë.
Pa më thoni o miqt e mi, cilin nga liderët tjerër shqiptarë e priti Zt. Reeker dhe, pse pikërisht e priti vetëm Zt. Bilall Kasami të Lëvizjes Besa?!
Prandej, ju lutem ta ndërprisni fushatën e sharjeve e të ofendimeve dhe gjithë potencialin tuaj, të cilin po e harxhoni duke u marrë me njëri-tjetrin, orjentoheni drejt votuesëve të ndershëm të BDI-së, të cilëve duhet tiu thoni që të mos frikësohen nga bandat e BDI-së dhe më 12 Prill ta votojnë NDRYSHIMIN; sepse, BDI, së bashku me VMRO-DPMN-në, do të mbeten në opozitë.
“I ka vdek nèna kësaj pune!”, thonë Tiranësit.