Mungon në ditëlindje të Mbretëreshës, Harry udhëton në Montecito pas varrimit të Princit Philip

Princi Harry duket se është kthyer në Kaliforni për të qenë me gruan e tij shtatzënë Meghan dhe djalin e tyre dyvjeçar Archie pasi kaloi një javë në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e gjyshit të tij Princ Philip, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Duka i Sussexit, 36 vjeç, kuptohet se ka fluturuar në Los Angeles me një fluturim të American Airlines nga aeroporti i Londrës, Heathrow pak pas orës 13.30 pasdite me kohën lokale.

Vetura e tij e drejtuar nga shoferi u pa duke dalë nga terminali privat në LAX, i rezervuar për të famshëm dhe super të pasur dhe u pa përsëri duke arritur në rezidencën në Montecito të Sussexëve rreth orës 4 pasdite.

Harry u kthye në SHBA vetëm 24 orë para se gjyshja e tij Mbretëresha të mbushte 95 vjeç sot, vetëm disa ditë pas varrimit të burrit të saj të dashur Princit Philip, ndërsa ajo kalon ditëlindjen e saj të parë pa të në më shumë se shtatë dekada.

Madhështia e saj, do ta kalojë ditën në Kalanë Windsor kryesisht e rrethuar nga numri shumë i vogël i stafit për shkak të pandemisë.

Harry gjithashtu zgjodhi të udhëtonte nga Britania pas përçarjes me babanë dhe vëllanë e tij, të shkaktuar nga vendimi i tij për të emigruar dhe rrëfyer gjithçka tek Oprah.

Pas funeralit emocional të së shtunës, William dhe Harry ndërmorën ‘hapa të vogël’ drejt rregullimit të marrëdhënies së tyre pasi ata u kthyen në Kalanë Windsor nga Chapel e Shën George së bashku pasi u shtyn së bashku nga ‘paqebërësja’ Kate, Dukesha e Kembrixhit.

Më vonë kishte një takim ballë për ballë brenda terrenit të kalasë midis vëllezërve dhe babait të tyre Princi Charles, por, në një zhvillim të paparë që vinte në dukje thellësinë e përçarjes së tyre, Charles dhe William preferuan të takoheshin me Harryn së bashku se fjalët e askujt nuk mund të keqinterpretohen më pas, zbuloi dje Dan Wootton.

Princi Charles gjithashtu do të mungojë në ditëlindjen e Mbretëreshës dhe është në shtëpinë e tij në Uells. Princi William gjithashtu nuk pritet ta vizitojë atë në ditën e saj të madhe. /Lajmi.net/