Leonora: Uroj që Ramazanët e tjerë të na gjejnë në rrethana e kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri

Këngëtarja Leonora Jakupi ashtu sikurse gjithë të tjerët, lutet që sa më shpejtë të kalojë kjo situatë, në të cilën po kalon e gjithë bota, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit, artistja lutet që nga Ramazani të dalim më të pastërt, më të shëndetshëm e më të devotshëm ndaj Zotit.

Po ashtu, ajo lutet që Ramazanët e tjerë të na gjejnë në situata më të mira, pa sëmundje e varfëri.

“Syfyri i nëntë ❤️

Dalshim nga ky Ramazan me te mirë në shpirt,me te pastert në ndergjegjie, me te shendetshem, dhe me te devotshem në adhurimin e #KRIJUESIT #fuqiplotë !
Uroj që Ramazanet e tjere te na gjejne ne rrethana dhe në kohe me te mira, pa semundje e varferi”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi është “Luj Luj”, këngë kjo e publikuar në nëntor të vitit të kaluar.