Detaje nga albumi i ri i Feros

Reperi Fero tashmë e ka përfunduar albumin e ri muzikor, ndërsa pritet ta lansojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Me anë të rrjeteve sociale, ai ka dhënë detaje rreth këtij albumi, titulli i të cilit është “Goat” dhe vjen me shumë këngë të reja.

Me postimin e fundit, Fero njofton se sa këngë do t’i ketë albumi, teksa shkruan “7 solo te reja, 2 bashkpunime te reja”.

Artisti fillimisht ishte në dilemë se në cilin muaj ta lansojë “Goat”, por ka vendosur që të publikohet në maj.

Kënga e fundit e Feros mbetet “Wumm Wumm”, në bashkëpunim me Gent dhe Gorgy. /Lajmi.net/