MPJ organizoi kthimin e 69 shtetasve, 42 nga Sllovenia dhe 27 nga Turqia

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me ministrinë e jashtme sllovene sot në mëngjes ka organizuar kthimin e 42 qytetarëve në vendin e tyre. Ata në vendlindje do të kthehen me 16 makina dhe do të vendosen në karantinë shtetërore, në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Njëkohësisht gjatë ditës është organizuar edhe kthimi I 27 shtetasve tanë nga Turqia, gjegjësisht Stambolli, këto kthehen me autobus.

Ministria e Jashtme shpreh falënderim deri tek autoritetet sllovene, kroate, serbe, turke dhe bullgare të cilat mundësuan transportin transit të shtetasve tanë.