Bombë në burgun e Tetovës (FOTO)

Alsat njofton se para pak çastesh  në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës është gjetur një bombë. Bomba e hedhur fatmirësisht nuk ka eksploduar. Në bazë të informacioneve të para të pakonfirmuara dyshohet të jetë bombë dore e tipit kashikara. Ende nuk dihen motivet e hedhjes së bombës. Sektori i Punëve të Brendshme ka izoluar gjithë rrugën dhe pritet që ekipi anti-bombë  të arrijë në vendngjarje për ta larguar mjetin shpërthyes./Alsat