“Busulla e Bamirësve”ndau ndihma për 35 familje në Kumanovë dhe Likovë

Shoqata humanitare “Busulla e Bamirësve” nga Çerkezi i Kumanovës dje (e mërkurë) ka ndarë ndihma ushqimore për 35 familje nevojtare në Kumanovë dhe Likovë.
Në Kumanovë janë ndihmuar 20 familje, në Rramali 5 familje, në Çerkez 6 familje dhe në komunë të Likovës 4 familje.
Të gjithë këtyre familjeve në nevojë iu janë ndarë miell, zejtin, detergjentë e të tjera.
Shoqatës humanitare “Busulla e Bamirësve” ky donacion i ka ardhur nga fshati Serbicë i Kërcovës të cilët kanë dhuruar 1000 euro dhe nga një qytetar i Kumanovës që ka ndihmuar me 100 euro.


Loading...