MPB: Shqiptohen 200 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjatë ditës së djeshme (16.03.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 200 shoferë, prej tyre tre automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 116 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 84 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.