Arrestohen dy persona në Prishtinë, kanë shtënë me armë në drejtim të policisë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi kishin tentuar me veturë t’i goditnin zyrtarët policorë që ishin me rroba civile. Më pas, njëri nga të dyshuarit me armë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve.

Në raportin e policisë thuhet se me të shtëna në drejtim të të dyshuarve janë përgjigjur edhe zyrtarët policorë.

Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.