Danilo: Juve duhet të kërkojë falje dhe të mësoj nga kjo

Danilo nuk është pajtuar krejtësisht me fjalët e trajnerit Massimiliano Allegri, pas eliminimit nga Champions League.

Juventus u mposhtën në Torino nga skuadra e Villarreal dhe u eliminuan nga Champions League. Pas ndeshjes, trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ tha se kjo gjë nuk mund të llogaritët si një dështim.

Megjithatë, mbrojtësi brazilian Danilo thotë se skuadra duhet të kërkojë falje për humbjen dhe të marrin mësim.

“Duhet të mësojmë nga kjo, sepse për të garuar në nivelet më të larta duhet të kesh koncentrim deri në fund. Ishim të pabalancuar dhe kjo na ndëshkoi”, ka thënë Danilo, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë të kuptojmë se çfarë ndodhi. Duhet t’iu kërkojmë falje të gjithëve dhe të mësojmë nga kjo”, shtoi mbrojtësi i krahut.

Juventus nuk ka pasur sezon aq produktiv. Ata janë në pozitën e katërt në Serie A, dhe janë me shtatë pikë larg vendit të parë.