MPB: Nuk e kemi gjetur Mijallkovin, do të kërkojmë fletarrest ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme, për TV21 ka bërë të ditur se për biznemenin Sasho Mijallkov është shqipuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjithashtu njoftojnë se është parashtruar edhe fletarrest nacional, pasi nga të gjithë aktivitet që janë ndërmarrë nga policia, Mijallkov ende nuk është gjetur.

“Gjykata për Sasho Mijallkovin ka shqiptuar masë të arrestit shtëpiak. Jemi duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Është shpallur edhe fletarrest nacional. Për shkak se nga masat që janë ndërmarrë deri tash, personi nuk është gjetur, do ta njoftojmë gjykatën dhe do të kërkojmë që të shpallet edhe fletarrest ndërkombëtar”, thanë nga MPB-ja për TV21.

Ndërkaq kërkimi ndaj Mijallkovit ka filluar mbrëmë, edhe pse ditën i njëjti person ishte parë nga ekipi i TV21 në ora 14:00 në hotelin e tij në qendrën e Shkupit.