Paralajmëron Labi: Nga java tjetër nuk ndalen mbrëmjet muzikore, kush infektohet le të izolohet

Përmes një videoje të publikuar, Labi shkroi edhe disa fjalë duke iu drejtuar të gjithëve se nuk do ndalen mbrëmjet muzikore ashtu edhe si fushatat e politikanëve, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari përveç tjerash tha se që nga java tjetër në lokalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do ketë atmosferë festive.

Tutje, Labi shton se kush do të infektohet me virus të qëndroi në shtëpi i izoluar, pa punë nuk shkon duhet me sakrifiku sipas këngëtarit sepse duhet dërguar fëmijët në shkolla duhet për t’i ndihmuar edhe shumë familje që kanë mbetur pa punë.

“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi.