Mozzik, Dardan dhe Nimo publikojnë nesër pas mesnate “Për ty”

Dardan, Mozzik, Nimo po sjellin projektin e ri muzikor nesër pas mesnate, shkruan lajmi.net.

Reperët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se po vijnë me një këngë të re që titullohet “Për ty”, e që duket të jetë në kombinim me gjermanishten.

Ky projekt pritet të lansohet gjatë ditës së nesërme (e enjte) dhe tanimë është publikuar edhe një video të shkurtër nga klipi.

“Dardan dhe Mozzik”, ka shkruar Nimo në videon e ndarë me fansat në Instagram, teksa ka etiketuar reperët Mozzik dhe Dardan.