Mourinho tregon nëse Kane do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës

West Ham është duke kaluar në një formë shumë të mirë për momentin dhe një fitore ndaj tyre do të nënkuptonte shumë për ekipin e drejtuar nga Mourinho, shkruan lajmi.net.

“Unë dëshiroj që Harry Kane të luajë në çdo ndeshje. Asnjëherë nuk është një mundësi zgjedhje. Unë besoj se ai do të jetë gati për të dielën”, u shpreh Mourinho.

Tutje, portugezi tregon se vendimi për të mos luajtur ka qenë plotësisht i lojtarit, stafi mjekësor është pajtuar me një gjë të tillë.

Rikujtojmë që Spurs dhe Çekanët do të luajnë mes veti të dielën më 21 shkurt.