Mustafa për Osmanin e Kurtin: Kanë mungesë elementare të dijes për të qeverisur

Në postimin e tij, Mustafa nuk ka lënë pa përmendur as Kurtin e Osmanin, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se këta dy persona nuk kanë “dije elementare” për të qeverisur dhe se qytetarit nuk janë në gjendje t’i ofrojnë asgjë konkrete.

“Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.