Identiteti grupor-e drejtë, apo politikë ditore?

Mbi ligjet për gjuhë dhe përcaktim të identitetit kombëtar në kartat e identifikmit në Maqedoninë Veriore

Autore : Arbena Hajredini
Gjermania naziste para fillmit të luftës së dytë botërore, si dhe Ruanda në vitin 1994, kishin emërimin e identiteti grupor në kartat e identifikimit të individëve. Më saktë, në vitin 1938, disa muaj para ngjarjes së quajtur Kristallnacht, Gjermania naziste i futi vulat J (lexo Jude) në kartat e identifikimit dhe më vonë në pasaportat e hebrenjëve. Në Ruandë, administrata kolonizuese belge e paraqiti përkatësinë etnike në kartat e identifikimit të ruandezëve, një praktikë që vazhdoi edhe pas pavarësisë së vendit. Pas fillimit të konfliktit në 1994, individët me karta të identifikimit të përkatësisë etnike tutsi u ekzekutuan masovikisht dhe me shpejtësi maramendëse. Në të dy rastet, emërimi i identitetit sipas klasifikimit grupor në kartat e identifikimit, luajti rol kyç në ekzekutimin e asaj që tani më është gjerësisht e dokumentuar në të dy vendet, pra krimin gjenocid.

1. Identiteti grupor

Jo çdo përpjekje për të pasur përkatësi grupore dhe për ta theksuar atë në mënyrë të dukshme në çfarë do lloj formash, përfundon me gjenocid. Fundja, përpjekja e grave, popujve indigjen, pakicave etnike, gjuhësore, dhe fetare, historikisht ka qenë përpjekje e mundimshme dhe me shumë sakrifica për ta arritur njohjen publike, dinjitetin dhe barazinë karshi administratës, ligjit, dhe shoqërisë.

Megjithatë format e identifkimit me grupin janë koncepte dinamike që ndryshojnë sipas rrethanave historike, gjeografike, sociale, etj. P.sh. njeriu i kohërave politeiste, nuk do të mund të imagjinonte që dikur në të ardhmen njerëzit do të masakrohen në mes vehti për arsye se i luten në mënyra të ndryshme një perëndie të vetme. Njeriu i mesjetës nuk do të mund të kuptonte luftërat për simbolet kombëtare, shkollim në gjuhë amtare, etj. sepse në atë kohë luftohej për fe dhe territor. Njeriu i para një shekulli nuk do të mund të paramendonte se gratë në të ardhmen do të jenë në gjendje të luftojnë dhe sakrifikojnë shumëçka për arritje të barazisë me burrat. Gjeneratat e para të atyre që emigrojnë, nuk do të mund të besonin se fëmijët e tyre shpesh do ta harronin gjuhën amtare dhe do të zhvillonin sjellje dhe mënyrë të jetës që do të ishte shumë më e përafërt me atë të popullatës nikoqire, dhe shpesh do të binin ndesh me traditat e prindërve.

Shembujt për mënyrën se si identiteti grupor ndryshon në kohë dhe sipas rrethanave, janë të shumta. Jo vetëm tiparet shoqërore të përbashkëta të një grupi, por edhe ato fizike ndryshojnë. Njerëzit me përkatësi racore të ndryshme lindin fëmijë që do të kenë tipare fizike të përkatësisë grupore të të dy prindërve. Përkatësia gjinore poashtu tani përjetohet si diçka që nuk është e parapërcaktuar nga faktori biologjik apo nga faktorët shoqërorë që e imponojnë identitetin gjinor bazuar në normat dhe traditat e grupit të caktuar.

2. Identiteti individual brenda dhe jashtë grupit

Tendenca për të pasur përkatësi grupore dhe për të gëzuar lirinë e të shprehurit të identitetit grupor është krejtësisht njerëzore. Ashtu si që është njerëzore dhe krejt e natyrshme që individët ta rezistojnë dhe luftojnë përkatësinë grupore. Pra, identifkimi me tiparet e grupit nga njëra anë dhe të luftuarit kundër tipareve të grupit nga ana tjetër, janë dukuri dinamike, që edhe bashkëekzistojnë edhe konforntohen.

Në botën bashkëkohore individualiteti i theksuar dhe rezistenca ndaj normave dhe traditive kolektive ka rezultuar në shpërfillje të identitetit kolektiv. Kjo më së miri ilustrohet me zhvillimet në fushën e barazisë gjinore. Një ndër pengesat më të mëdha që gratë të arrijnë barazi në jetën private dhe shoqërore, ka qenë mu kjo – shkelja e nevojave dhe të drejtave të saj individuale në interesin e ruajtjes së identitetit kolektiv, traditës, familjes. Jo rastësisht fuqizimi i gruas shoqërohet me rezistencë në shoqëritë konzervatore që e kanë të theksuar identitin kolektiv.

3. Të drejtat grupore dhe individuale

Një ndër sfidat më të mëdha të politikëbërjes në një vend demokratik që synon të ndërtojë shtetin në bazë të sundimit të ligjit dhe të drejtave njerëzore, është sigurimi dhe garantimi i të drejtave grupore. Nga njëra anë duhet të sigurosh që grupi të gëzojë lirinë që të shprehë të gjitha tiparet që e përcaktjonë si grup, p.sh. gjuha, kultura, etj, nga ana tjetër duhet të sigurosh mjete materiale që ta bësh të mundur gëzimin e atyre të drejtave, sidomos nëse janë të garantuara me ligj, dhe së fundi duhet të kujdesesh që të evitosh konfliktet e mundshme në mes grupeve të ndyshme që paralelisht përfitojnë nga të drejtat kolektive.

Çështja e të drejtave kolektive përballë atyre individuale, ka qenë dhe mbetet e diskutueshme dhe është shoqëruar me kunderthënie akademike. Doktrina që dominon sot, vjen nga diskursi liberal që thekson se të drejtat individuale gëzojnë superioritet ndaj atyre kolektive, sepse së fundi të drejtat kolektive rrjedhin nga ato individuale. Pjesërisht kjo doktrinë udhëhiqet nga ideja se garantimi i të drejtave individuale do të shpije në realizimin e të drejtave kolektive. Për shembull, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike mbron të drejtat e personave të cilët i përkasin pakicave etnike, fetare dhe gjuhësore (neni 27)[1]. Pra, subjekt i mbrojtjes është individi në kuadër të grupit.

Sfida të tjera në lidhje me atribuimin e të drejtave grupore qëndron në mungesën e një definicioni të vetëm që karakterizon grupin. ‘Cilën do pjesë përbërëse të njerëzimit që duam ta veçojmë si grup, me të gjitha gjasat është pjesë e një entiteti më të madh shoqëror, dhe me të gjitha gjasat përmban në vehte entitete më të vogla përbërëse, që poashtu mund të deklarohen si ‘grupe’ të veçanta. Pra, ka një element të theksuar arbitrariteti në lidhje me segmentet e njerëzimit që i identifikojmë si ‘grupe’.[2]

Nuk ekziston një model i vetëm që mund të ilustrojë se si shteti duhet të garantojë të drejtat e grupeve të caktuara. Fatkeqësisht, praktikat evropiane janë historikisht të shoqëruara me luftëra për identitet kombëtar dhe me dështim të integrimit të grupeve që kanë emigruar nga vende të treta. Shpërbërja e ish Jugosllavisë ilustroi se si shtypja e identitetit kolektiv mund të shpie në kërkesa për secesion nga ana e grupeve që ndjehen të margjinalizuara. Nga ana tjetër këto ngjarje, u bënë shtytje për shumë reforma dhe masa progresive për mbrojten e të drejtave të grupeve. Si që ishte rasti edhe me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, më konkretisht shkollimi universitar në gjuhën shqipe.

4. Ligji mbi përdorimin e gjuhëve dhe projekt-ligji mbi paraqitjen e përkatësisë etnike në kartat e identifikimit në Maqedoni

Çështja aktuale e përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfshirja e përkatësisë etnike në kartat e identietit në Maqedoninë e Veriut, që tash më ekzistojnë respektivisht si ligj dhe projekt-ligj i ilustrojnë të gjitha sfidat dhe ngatëresat e paraqitura më lartë.

Që të dy projektet janë rezultat i përpjekjeve për shprehje të identetitetit të grupit. Mirëpo, përderisa përdorimi i gjuhës është kërkesë, që kur realizohet, mund të shpie në liri të shprehjes, vetëbesim të individit si pjesë e grupit, në përparim arsimor e shkencor të individëve dhe grupit, parashtrohet pyetja çfarë përfiton grupi nga përcaktimi i emrit të përkatësisë etnike në kartat e identitetit.

Më tej, parashtrohet pyetja, kush e përfaqëson grupin. Në rastin konkret, projekt ligji është propozuar nga një subjekt i vogël parlamentar, që po përkrahet edhe nga subjektet e tjera për interesa të mbijetesës në pushtet.

Praktikat e vendeve demokratike dëshmojnë se ligjet dhe politikat, sidomos ato që prekin interesa të gjëra publike kerkojnë pjesëmarje të popullatës përmes diskutimeve publike. Deri tani, përveç pazareve politike në lidhje me projekt ligjet, nuk ka pasur asnjë diskutim kritik dhe shqyrtim të qëllimit, rëndësisë dhe implikimeve të këtij ligji.

Të supozojmë që ligji ka përkrahje nga popullata, mirëpo parashtrohet pyetja sa është e informuar dhe sa është në gjendje popullata të kuptojë implikimet e ligjit, kur analfabetizmi funksional juridik në Maqedoni, vjen në shprehje qartë në Mendimin e Komisionit të Venecijas mbi ligjin mbi përdorimin e gjuhëve (2019), që në mes tjerash thotë: ’Paragrafi 45. Gjatë bisedave me delegacionin e Komisionit të Venecijas, autoritetet (lexo në Maqedoni) pranuan se neni 12 i ligjit i obligon folësit shqiptarë t’i kenë dokumentet personale dhe pasaportat në maqedonisht dhe shqip, dhe se në praktikë, ligji zbatohet në këtë mënyrë. Megjithatë, personat që i përkasin komuniteteve më të vogla mund të vendosin për kartë identifikimi apo pasaportë në dy apo një gjuhë (nenet 13 dhe 14). Paragrafi 46. Imponimi i përdorimit të gjuhës shqipe apo të çfarë do gjuhe tjetër të ndonjë komuniteti mbi individë (qoftë kur këta kanë të bëjnë me administratën publike, kur marrin pjesë në procese adimistrive, apo gjyqsore, apo në dokumente persoanale) përbën shkelje të së drejtës për liri të shprehjes (sidomos në lidhje me nenet 4 (2) dhe 5 (4) të Ligjit të Gjuhës) dhe të drejtën në liri të vetë-identifikimit. Kjo e fundit, që sugjeron se e drejta për të zgjedhur lirshëm të trajtohesh apo të mos trajtohesh si person që i përket një pakice kombëtare, është e përfshirë në nenin 3 të Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Siçe ka qartësuar Komiteti Këshillëdhënës mbi Konventën Kornizë (ACFC) “liria në vetë-identifikim nënkupton të drejtën të zgjedhësh në bazë të situatës përkatëse kur do të vetë-identifikohesh si person që i përket një pakice kombëtare dhe kur nuk do ta bësh këtë. Në praktikë, kjo do të thotë që çdo person i/e cili/a i përket pakicës kombëtare mund të vendosë vetë nëse dëshiron ta kërkojë të drejtën përkatëse në Konventën Kornizë, përderisa në rrethana të caktuara apo në lidhje me disa aspekte të të drejtave, ai apo ajo mund të vendosë të mos i ushtrojë këto të drejta’[3].

Sa i përket praktikave botërore, në vitin 2018, nga 137 karta të identifikimit që janë analizuar për studim, vetëm 7 kanë përmbajtur përkatësinë etnike. Nga ato, asnjë vend në Evropë dhe Amerikë veriore, 2 në Amerikën latine, 3 në Afrikë, dhe 2 në Azi[4].

Në çfarë baze pra një apo më shumë grupacione parlamentare që mezi e arrijnë pragun për të hyrë në parlament apo të bëjnë qeveri, po shtyjnë agjenda që as kanë ndonjë vlerë praktike përveç atyre dogmatike, dhe që bien ndesh me normat dhe parimet e përcaktura nga Konventa Kornizë në mes tjerash. Me çfarë legjitimiteti po u imponohet njerëzve që ndoshta janë nga familje të përziera dhe që duan të ushtrojnë më shumë se një identitet, qoftë ai identitet kombëtar apo i llojit tjetër. Me çfarë legjitimiteti dhe të drejte po imponohet një identifikim dhe profilizim grupor, përkundër nuancave të shumta që karakterizojnë identietin njerëzor.

Në shërbim të çfarë agjendave promovohen iniciativa të tilla regresive ligjore që fusin popullatën në erësirë dhe shkaktojnë precedente të rrezikshme. Përse të gjitha ato sakrifica për arsimim dhe avancim të shqiptarëve kanë përfunduar në banalitete dhe simbolika dogmatike.

Dhe së fundi, çka vijon pas këasj? Mbase ky apo një grup tjetër individësh do të imponojë grafat e përkatësisë fetare në kartat e identifikimit, apo tatuazhe në ballë me identifikim kombëtar apo ngjashëm. Apo ndoshta do të imponojë se çfarë mund apo nuk mund të veshë gruaja, etj.

5. Përfundim

a). Siç u cek në fillim, jo çdo përpjekje për të pasur përkatësi grupore dhe për ta theksuar atë në mënyrë të dukshme në çfarë do lloj formash, përfundon me gjenocid. Por insistimi në superioritetin e identitetit grupor, mund tu kontribuojë politikave dhe akteve gjenocidale.

b). Identiteti grupor nuk është homogjen. Brenda një grupi ka nën-grupe dhe mbi të gjitha, ka individë, identiteti i të cilëve mund të bie ndesh me identitetin e grupit. Identiteti ndryshon me kohë apo në rrethana tjera, pra nuk është statik.

c). Të drejtat e grupit nuk mund të realizohen në dëm të të drejtave individuale. Pra, nuk mund ti imponohet individit që të ushtrojë të drejtën e përdorimit të gjuhës, apo të identifikohet sipas përkatësisë etnike në kartë të identitetit kundër vullnetit të tij/saj.

d). Ligjet, sidomos ato që kanë rëndësi të gjërë për interesin publik, duhet të përpilohen përmes informimit, edukimit dhe pjesëmarrjes së gjerë të popullatës në konsultime publike.

e) Ligji mbi përdorimin e gjuhëve duhet të rishikohet sipas rekomandimeve të Mendimit të Komisionit të Venecijas, dhe të eliminohen gabimet dhe mangësitë groteske të detajuara nga Komisioni.

d) Projekt-ligji për paraqitjen e identitetit kombëtar në kartat e identifikimit, është i rrezikshëm jo vetëm si akt në vehte, por edhe paraqet precedent për iniciativa të ngjashme në të ardhmen të imponimit të identitetit kolektiv, prandaj duhet të tërhiqet nga agjenda legjislative urgjentisht.

e) Së fundi, për të shkruar këtë artikull u përpoqa të gjej litaruarë në shqip apo maqedonisht, por nuk gjeta pothuajse asgjë as të përkthyer e lëre më të përpiluar në këto gjuhë. Do të ishte më e dobishme që të investohet në kualtetin e arsimimit në të gjitha gjuhët që fliten në Maqedoni. Mbase një rini e arsimuar në frymën e mendimit kritik, do të mund ta kuptonte deri tani manipulimin për qëllime të politikës ditore në emër të të drejtave kolektive. Vetëm një rini e arsimuar dhe e vetëdijesuar do të arrinte të sigurojë njohjen publike, dinjitetin dhe barazinë e grupit e të individit karshi administratës, ligjit, dhe shoqërisë.

[1] http://juridikulibra.weebly.com/uploads/1/0/0/5/10055977/pakti_nderkombetar_per_te_drejta_civile_dhe_politike.pdf

[2] https://plato.stanford.edu/entries/rights-group/ seksioni 6
[3] https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2019)033-e

[4]M. Bashir Mobasher (2018) Identity cards and identity conflicts: a crossnational analysis of national ID cards and the lessons for Afghanistan, Indian Law Review, 2:2, 159-177, DOI: 10.1080/24730580.2018.1547078 (Identity cards and identity conflicts: a cross-national analysis of national ID cards and the lessons for Afghanistan: Indian Law Review: Vol 2, No 2 (tandfonline.com)