Lëndohet sërish ylli i PSG-së, do të mungojë për tri javë

Sipas “L’Equipe”, mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti do të mbetet jashtë fushave për tre javë pasi pësoi një dëmtim muskulor, transmeton lajmi.net.

Mesfushori pritej të fillonte nga fillimi ndeshjen e kaluar kundër Manchester Cityt, megjithatë u detyrua të qëndrojë në stol për shkak të problemeve muskulore.

Verratti e kishte nisur nga fillimi duelin ndaj Nantes në fitoren 3-1 më 20 nëntor, duke shënuar rikthimin e tij nga një dëmtim i kofshës, pasi humbi fillimin e sezonit me një problem në gju.

Ai pësoi këtë dëmtim të fundit muskulor gjatë seancës stërvitore të martën.

Sipas raporteve të fundit, Verratti ka një dëmtim në kuadricep dhe do të jetë jashtë fushës për rreth tre javë.

Mesfushori italian ka bërë vetëm tetë paraqitje konkurruese në nivel klubesh deri më tani këtë sezon, gjashtë në Ligue 1 dhe dy në Champions League.

Ai gjithashtu humbi të dyja ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës për Italinë kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut.