Mourinho: Ishte një ndeshje e vështirë

Roma barazoi në fund të ndeshjes në udhëtim te Udinese, sipas trajnerit të ‘romakëve’, Jose Mourinho ishte një ndeshje e vështirë.

Roma ndau pikët në barazimin 1:1, në udhëtim te Udinese në kuadër të xhiros së 29-të në Seria A.

Sipas trajnerit të Romës, Jose Mourinho, nëse goli do realizohej më herët mund të përmbysnin rezultatin.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Nëse do të kishim shënuar më herët, do ta kishim kthyer rezultatin, por goli erdhi fatkeqësisht vonë”, tha Mou, përcjell lajmi.net.

Mourinho lavdëroi punën e tij te Roma, duke treguar se kanë arritur deri në tetë ndeshje pa pësuar humbje.

“Janë tetë ndeshje radhazi pa humbje në Seria A, katër fitore dhe katër barazime”, vazhdoi ‘Special One’.

Pas barazimit, Roma gjenden në vendin e gjashtë, me gjithsej 48 pikë.