Liverpool, Barcelona dhe Chelsea në garë për Raphinha

Tre gjigantët evropian, Liverpool, Barcelona dhe Chelsea janë në garë për transferimin e anësorit të Leeds United Raphinha.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Liverpool, Barcelona dhe Chelsea janë në garë për të nënshkruar me brazilianin Raphinha, nga Leeds United gjatë afatit kalimtar të verës.

Liverpooli janë në kërkim të një anësori për shkak se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Nëse largohen të dy lojtarët nga ‘Anfield’, opsioni i ‘Reds’ është Raphinha.

Barcelona gjithashtu kanë probleme te rinovimi i kontratës së Ousmane Dembele. Nëse nuk do arrijnë një marrëveshje, atëherë anësori i Leeds është transferimi që ‘Blaugana’ e duan, transmeton lajmi.net.

Situata nëpër të cilën po kalon Chelsea, pas sanksionimit të Abramovich, mund të ndikojë që ata të mos mund ta transferojnë brazilianin në ‘Stamford Bridge’ të paktën gjatë kësaj vere.

Raphinha në 25 paraqitje në Premier Ligë, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Anësori ka një klauzolë lirimi me vlerë prej 75 milionë euro, vlerë kjo e cila mund të bie në 25 milionë nëse Leeds United bie nga Premier Liga.