Mourinho flet për spekulimet që e lidhin me PSG-në

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.
‘Special One’ ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, dhe lidhet me një kalim te Paris Saint Germian.

Mediet e huaja raportuan që drejtuesit e gjigantit francez e duan me çdo kusht në ekip portugezin.

Teksa së fundmi është vetë trajneri që ka komentuar në lidhje me këtë.

“Paris Saint-Germain po më thërret për të më emëruar? Nëse më kërkojnë, nuk më kanë gjetur sepse nuk kanë folur me mua”, tha ai për ‘Sky Sport’.

Përveç që lidhej me një kalim në ‘Parc des Princes’ u raportua gjithashtu që trajneri ka refuzuar Chelsean.