Ronaldo viziton kompaninë e orave më të shtrenjta, i dhurohet një me vlerë sa dy Ferrari

Cristiano Ronaldo po kalon momente të mira jashtë fushave në Arabinë Saudite.

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë sot gjatë ditës vizitoi kompaninë më të shtrenjtë të orave “Jacob&Co”, shkruan Lajmi.net

Atij iu dhurua një e tillë, që kap vlerën e më shumë se 700 mijë euro, sa dy Ferrari (nga 300 mijë).

Ronaldo është një ambasadorë i kësaj kompanie, pasi edhe në të kaluarën e ka mbajtur një të tillë që kap vlerën e 777 mijë eurove.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është duke u kritikuar për lojën me ekipin e Al Nassr, për shkak se kjo e fundit ka shumë gjasa të mbetët pa titull gjatë këtij sezoni./Lajmi.net/