Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Pasdite në disa vende do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite në disa vende të luginës do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë.